Foto: Ilustrim

Tetë të arrestuar në Ferizaj për prerje ilegale të pyllit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të arrestojë tetë persona të dyshuar për prerje ilegale të drujve në pyll.

Sipas Policisë, arrestimet kanë ndodhur në katër raste të ndryshme, ndërsa të tetë të arrestuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren rreth orës 12:00.