Testohen me Shkrim për një Konkurs të Anuluar

Më  qershor të vitit 2015 i Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” hapi një konkurs për pranimin e asistentëve, por edhe pse konkursi zyrtarisht ishte anuluar, megjithatë kandidatët u thirrën t’i nënshtrohen testimit.

Tre muaj pas shpalljes në shtator konkursi  ishte anuluar me arsyetimin se kishte pasur shkurtime buxhetore. Por siç rrëfen Valon Brahimi kandidatët u ftuan në intervistë  pas anulimit të konkursit.

“Pas dy muajve pas njoftimit të anulimit të konkursit kam pranuar një telefonatë prej një zyrtari të Universitet të Mitrovicës i cili ka thënë se nesër do të i nënshtroheni intervistës. Kur kemi shkuar ditën e nesërme pasi ka përfunduar puna e rregullt në Universitet, ka dalë që nuk është puna për intervistë, por do t’i nënshtrohemi provimit me shkrim,”  tregon Brahimi.

KALLXO.com ka kontaktuar Universitetin e Mitrovicës përmes postës elektronike.

Në përgjigjen e këtij universiteti është thënë se secili hap i këtij konkursi ka qenë vendim i Senatit të këtij Universiteti dhe kandidatët janë testuar me shkrim për shkak se fillimisht nuk ishte e qartë se pse ishte zgjedhur kandidati nga komisioni i jashtëm që është Univesiteti i Prishtinës.

“Komisioni recensues i ri vlerësoi kandidatët. Zatën, mbajtën edhe një test me të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore,” thuhet ne emailin zyrtar nga Universiteti i Mitrovicës.

Ligji i Punës në nenin 8 ku flitet për konkursin publik obligon punëdhënësin “që të shpallë konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës”.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për ankesa të kandidatëve për mësimdhënie në sistemin arsimor të vendit.

“Është Kokëfortë”, Arsyeja që e Privoi nga Puna në UP

Tre Profesorë Kundër Rektorit Politik

Tempulli i Punësimit të Politikanëve Lokalë

Rekomandimi i Dyshimtë Për Asistent në UP

[interaction id=”56d60a324ab46a010359b441″]