Tempulli i Punësimit të Politikanëve Lokalë

Ish-zyrtarë të Komunës së Mitrovicës nga radhët e PDK-së dhe LDK-së, kanë përfituar nga konkursi i fundit i Universitetit të Mitrovicës për rekrutimin e stafit në administratë. Ata u emëruan në pozita të rëndësishme, ndonëse disa prej tyre nuk i plotësuan kriteret e konkursit. Punësime të anëtarëve dhe militantëve të këtyre dy partive janë bërë edhe më herët në këtë universitet.