Rekomandimi i Dyshimtë Për Asistent në UP

Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore nuk e kishte pranuar për asistent kandidatin Mentor Ismaili në vitin 2011, pasi që nuk plotësonte kriteret e kërkuara nga statuti i UP-së. Kishte notë mesatare të studimeve bachellor në kiminë inxhinierike nën 8.0. Por, dy vjet më vonë, më 2013, Komisioni Recensues i Fakultetit të Mjekësisë i sugjeroi Komisionit Universitar për Studime punësimin e Ismailit dhe shënoi në raportin vlerësues se kandidati ka notën mesatare të studimeve bachellor në kiminë inxhinerike mbi 8.0.