Të Terrorizuar nga Dëshmia për Badovcin

Babai i njërit nga dëshmitarët kyç të rastit të Badovcit, Ramiz V., ka rrëfyer për  vizitat që i janë bërë në shtëpinë e tij nga familjarë të njërit nga të akuzuarit për përgatitje të terrorizmit në rastin e njohur si rasti i Badovcit.

“Ma kanë dërguar dajën në shtëpi dhe më kanë kërkuar që t’i them djalit që të ketë kujdes për ato çfarë dëshmon në gjykatë”, ka rrëfyer Ramizi.

Babai i dëshmitarit të terrorizmit ka thënë se ndihet i brengosur për mundësinë që djali dhe fëmijët e tij të jenë cak i ndonjë sulmi hakmarrës për shkak të dëshmive në gjykatë.

“Janë mbi 30 këtu në fshatin tonë, munden çdo ditë me mi ngucë fëmijët”, ka rrëfyer Ramizi.

Në edicionin e së premtes, emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka trajtuar situatën në të cilën ndodhen familjet e dëshmitarëve të pakët të prokurorisë në rastet kundër terrorizmit.

Në bisedë ekskluzive me njërin nga dëshmitarët kryesorë të rastit Badovci, “Drejtësia në Kosovë” ka zbuluar një tentativë për të ndikuar tek ky dëshmitarë për tu tërhequr nga deklaratat e dhëna në polici e prokurori.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: