Fehmi Musa

VIDEO - Si u arrestua pjesëtari i grupit 'Badovci' në 'Marshin e Krenarisë'?

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” tranmetoi sonte hulumtimin për gjendjen e të dënuarve për terrorizëm.

Fehmi Musa, i akuzuar dhe i dënuar në rastin “Badovci”, rrëfeu se si u arrestua nga ana e policisë në ‘Paradën e Krenarisë’.

Ai tha se kishte dalë si një njeri i thjeshtë në qendër të kryeqytetit, ndërsa thekson faktin se paragjykohet nga dukja e tij.

“Po ua tregoj një rast, po kam qef, Parada e Krenarisë që u mbajt herën e fundit, dola si një qytetar i thjeshtë në qendër, dola me atë mendimin tim, deshta me e sfidu shtetitn, pse më paragjykon mua, pse e paragjykon dukjen time, për çka më paragjykon, pse më thua njeri i rrezikshëm mua pa asnjë element të radikalizmit dhe të rrezikut. Dal unë në qendër, ia jap dy xhiro, më ndalin policia e më arrestojnë më çojnë në stacion më mbajnë katër orë”, tha Musa.

Musa në një intervistë për ‘Drejtësia në Kosovë’ rrëfëu edhe problemet tjera me të cilat është përballur që nga koha kur kishte marrë disa telefonata për të vozitur një grup personash nga Badovci.