Nga një plagosje e mëhershme në Gjakovë | Foto: KALLXO.com

Të Shtëna në Gjakovë- Plagoset një Person

Të shtëna armësh janë dëgjuar sot në Gjakovë, ndërsa një person është plagosur.

Lajmin për të shtënat dhe plagosjen e konfirmoi Lirie Podrimaj, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës.

Ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Ismajl Qemajli’ në Gjakovë. Viktima ka lëndime të lehta trupore sipas raportit mjekësor”, tha Podrimaj për KALLXO.com.

Sipas zëdhënëses Podrimaj, “i dyshuari për momentin është në arrati, ndërsa policia është në kërkim të tij”.

KALLXO.com nga burimet e tij brenda policisë ka kuptuar emrat e dy personave që janë përfshirë në konfliktin e sotëm që përfundoi me shkrepje armësh.

Lidhur me këtë rast, si i dyshuar për sulmin me armë të zjarrit është personi me inicialet J.K. që aktualisht është në kërkim të policisë.

Viktima me inicialet B.H. ka lëndime të lehta trupore, ndërsa është goditur nga arma e zjarrit në këmbë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të mëhershme të plagosjeve në Gjakovë.

http://kallxo.com/plagosje-ne-gjakove/

http://kallxo.com/plagosje-para-gjykates-ne-gjakove/