Foto: Ilustrim

Të shtëna me armë në Pejë

Policia ka arrestuar tre persona për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Sipas raportit ditor të policisë, tre persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje mes vete, njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Pejë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe janë gjetur, te njëri dy fishek të pushkës së gjuetisë dhe te tjetri 34 fishekë.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.