Foto: Kallxo.com

Të Larguarve nga VV Nuk u Pëlqen të Quhen 'Grupi i Dardan Molliqajt'

Teuta Rrusta e cila deri më sot ka qenë koordinatore e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje, ka refuzuar që grupi i dhjetra aktivistëve të larguar sot nga VV të quhen si “grupi i Dardan Molliqajt”.

Njoftimi pvr largimin e aktivistëve nga VV u dha sot gjatë një konference pët shtyp.

Të pyetur se ‘ a janë pjesë e skenarit të Dardan Molliqajt’, Teuta Rrusta tha se refuzon të quhet një grup i tillë.

“Kjo është dalja e parë e organizuar nga ne aktivistët që shkëpusim çfarëdo raporti me Lëvizjen Vetëvendosje s’do të jemi as aktivistë. Kështu që dalja jonë e parë është, po ashtu refuzoj me e quajt shefi juaj shefi i atyre sepse ne kemi qenë pjesë e punës në dy palë zgjedhje pa qenë ish sekretari në detyrë, kemi vazhdu punën me Besim Bislimin e Ismajl Kurteshin me shumë përkushtim dhe seriozitet dhe është pak problem me reduktu krejt angazhimin tonë”, tha Rrusta.

Ajo shtoi se ata janë ‘vala e të pakënaqurve’, dhe si grup po shkëpusin të gjitha raportet me Lëvizjen Vetëvendosje shkaku i pakënaqësive.