Aktivistja e PSD-së ripublikon foton duke shkruar ‘UÇK’ në makinën e Ministrisë së Jashtme

Aktivistja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka ripublikuar një fotografi në rrjetin social ‘Facebook’, në të cilën shihet duke i shkruar tri shkronjat ‘UÇK’, në makinën e Ministrisë së Jashtme, e cila drejtohet nga Donika Gërvalla.

Duke aluduar në postimin e ministres Gërvalla ditën e djeshme, në të cilën kjo e fundit nuk e përmend UÇK-në në urimin e saj për  Ditën e Çlirimit, Rrusta ka ripublikuar fotografi gjatë një aksioni të vitit të kaluar.

“Kjo temë nuk kalon pa zgjidhje. Prandaj, përsëritja është metoda”, thuhet në përshkrimin e fotografisë së ripublikuar në të cilën ajo shihet duke shkruar shkronjat ‘UÇK’.