Taralusha e Notit

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ sonte transmetoi hulumtimin mbi Federatën e Notit në Kosovë.

Si po diskriminohen sportistët dhe trajnerët më të suksesshëm në not?

Si po udhëhiqet Federata e Notit të Kosovës nga një karateist?

Në debatet përballë Jeta Xharrës, prindërit e fëmijëve që garojnë në not shfaqin ankesat për diskriminim ndaj këtyre garuesve.

Në  këtë hulumtim ndiqni edhe gjetjet për parregullsi në udhëheqjen e Federatës së Notit dhe zinxhirin e përgjegjësive në tërë udhëheqësinë e sportit.

Debati i parë në versionin e plotë mund ta gjeni në këtë link.

Ndërsa debati i dytë në këtë link

Emisionin “Jeta në Kosovë” transmetohet çdo të enjte në RTK në orën 20:15 dhe repriza të premten në mesditë.