Abelard Tahiri. Foto: Atdhe Mulla

Tahiri: T`i dënojmë përgjegjësit edhe në mungesë fizike për krimet që i kryen gjatë luftës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në takimin gjithëpërfshirës për Lansimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për krimet e Serbisë në Kosovë tha se do të bëjnë krejt ç`është e mundur që përgjegjësit e krimeve t`i sjellin para drejtësisë.

Ai tha se edhe në rastet kur nuk arrihet që fizikisht t`i sjellin kryerësit para drejtësisë, ndaj tyre të shqiptohen dënimet e merituara.

“Ndjej një përgjegjësi dhe barrë të madhë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve edhe 20 vjet pas luftës. Por edhe vënien para drejtësisë të atyre që i kanë kryer këto krime. Kryetar i Kuvendit të Kosovës të përgëzoj për këtë iniciativë”, tha ai.

Ministri Tahiri tha se kjo iniciative do të bëjë të mundur që të shërohen plagët e pashëruara tash e 20 vite.

“Do të jemi përkrah jush do të angazhohemi në tërësi për implementimin e kësaj iniciative. Kjo është një iniciativë e cila njëherë do të na i shëroj plagët që ende i kemi të pashëruara tani e 20 vjet pas luftës”, deklaroi ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri.

KALLXO.com transmetoi direkt seancën nga Kuvendi i Kosovës, kliko në LINK