Foto: Ilustrim
Sulmon Bashkëshorten, Lirohet në Procedurë të Rregullt
27.3.2016 - 12:21
Një person është arrestuar mbrëmë rreth mesnatës në Skenderaj, nën dyshimin se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Në raportin e saj ditor, Policia e Kosovës nuk ka ofruar të dhëna të tjera lidhur me këtë rast. Ajo nuk i ka treguar as arsyet se si ka ardhur deri tek sulmi apo shkallën e lëndimeve të pësuara nga e dëmtuara.
Pas intervistimit, i dyshuari për këtë sulm me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore.