Sulmohet roja e parkut kombëtar 'Sharri' në Mushtisht

Policia e Kosovës, përmes raportit policor, njoftoi se pasditen e djeshme në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës janë arrestuar tre persona të dyshuar se kanë sulmuar rojën e parkut kombëtar.

Dy nga të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i tretë është liruar me procedurë të rregullt.

Pas sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor.