Foto-ilustrim
Sulmohet nga Familja e Ish-Bashkëshortit
17.12.2017 - 13:04
Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga anëtarët e familjes së ish-bashkëshortit të saj.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:15 në Zubin Potok.
Viktima ka raportuar se pasi që kishte shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortit për të marrë gjërat e saj është sulmuar fizikisht nga tre anëtarë të familjes së ish-bashkëshortit.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar, derisa rasti është duke u hetuar.