Foto: Ilustrim

Sulmohen Dy Punëtorë të KEDS-it

Dy punëtorë të KEDS-it janë sulmuar fizikisht nga një person në një lokal në Prizren, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ata janë sulmuar gjatë kohës sa ishin në kryerje të detyrës.

Punëtorët, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë detyruar të marrin mjekësor, sipas policisë kanë qenë në kryerje të detyrës në një lokal të Prizrenit.

Ngjarja me urdhër të prokurorit ka shkuar në procedurë të rregullt.