Foto: Ilustrim

Sulm me mololtov në një lokal të Prishtinës

Një sulm me molotov ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, në derën e një lokali në Prishtinë një person i panjohur ka gjuajtur një shishe të mbushur me derivate.

“Një dëshmitar mashkull K/Shqiptar ka raportuar së një person i dyshuar i panjohur para derës së lokalit kishte gjuajtur një shishe me derivate të ndezur me zjarr dhe më pas ai person ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

Sipas policisë, nuk ka lëndime në njerëz e as dëme materiale. Me vendim të prokurorit është iniciuar vazhdimi i hetimit të rastit.