Përparim Rama: Do jem këtu për tetë vite

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se do jetë në krye të kryeqytetit për tetë vite.

Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova theksoi se nuk ka asnjë arsye që të mos vazhdojë së bashku me LDK-në edhe më tutje, përkundër se nuk ka ambicie për anëtarësim në parti.

“Unë jam arkitekt, jam urbanist, ambiciet e mia nuk janë të ndërlidhura me anëtarësim në parti politike. Unë i mbroj interest e qytetarëve të Prishtinës, për këtë arsye edhe jam ftuar nga LDK për të mbrojtur interesat e qytetarëve të kryeqytetit. Kemi një bashkëpunim super të mirë, kemi qenë bashkë, jemi bashkë, kemi fitu Prishtinën bashkë dhe do ta fitojmë prapë”- u shpreh Rama.

“Nuk ka asnjë arsye pse mos të vazhdojmë së bashku me LDK-në, do jem prapë kandidat për Prishtinën. Unë kam thënë që me nevojiten tetë vite për transformim të Prishtinës dhe do jem këtu për tetë vite”-shtoi Rama.

I pari i kryeqytetit foli edhe për punët që janë kryer prej kohës kur erdhi në qeverisje, derisa kritikoi Qeverinë për stagnim e bllokim të projekteve të mëdha në kryeqytet.