Publikohen pamje të dy qytetareve duke hedhur mbeturina në hapësirë të gjelbër në Prishtinë (VIDEO)

Në faqen zyrtare të Kryeqytetit në Facebook janë publikuar pamje në të cilat shihen dy gra duke hedhur mbeturina në një hapësirë të gjelbër.

Përmes kësaj video, është bërë thirrje që qytetarët të mbajnë të pastër kryeqytetin.

Po ashtu, janë paralajmëruar gjoba të mëdha ndaj qytetarëve për ndotje të ambientit.

“Nuk është i hijshëm një veprim i tillë. Nuk hedhen mbeturinat në gjelbërim por në shportë. Ju lutemi qytetarë, pa bashkëpunimin e juaj nuk mundemi ta mbajmë pastër Kryeqytetin tonë. Ne jemi duke punuar që në Prishtinë të vendosim sa më shumë shporta e kontejnerë, por përsëri na duhet edhe kujdesi i juaj që mos të hedhni mbeturina kështu”- thuhet në reagimin në Facebook.