Foto: Ilustrim

Suharekë: Shtie me armë në aheng familjar, arrestohet

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Sipas PK-së, në fshatin Vraniq të Suharekës, mbrëmë rreth orës 23:50, policia ka konfiskuar nga i dyshuari një revole TT pasi i njëjti paraprakisht kishte shtënë në ajër gjatë një ahengu familjar.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.