Suharekë, i dyshuari arrestohet për sulm dhe kanosje

Një person është arrestuar dje rreth orës 22  në Suharekë për sulm dhe kanosje ndaj një personi tjetër.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën në restorantin e viktimës, të njëjtin e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacionin policor dhe ishte liruar me urdhër të prokurorit kujdestar. Por , disa orë më pas, i dyshuari kishte kërcënuar viktimën se do t’ia djegë restorantin me benzinë.

Policia ka njoftuar se tek i dyshuari është gjetur dhe është konfiskuar një shishe dy litërshe me benzinë.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar nga policia për 48 orë.