Ilustrim

Suharekë - Godet biçiklistin, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që nga pakujdesia ka goditur një biciklist.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur në Suharekë rreth orës 13:40 dhe viktima ka pësuar lëndime trupore.

Ai më pas është dërguar në Spitalin e Prizrenit kurse me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.