
Pankarta që u vendos sot para kishës ortodokse nga "Demokracia studentore" - Foto: KALLXO.com
Studentët Kërkojnë Shndërrimin e Kishës në Muze
Studentë nga organizata “Demokracia studentore” organizuan një aksion simbolik para Kishës së papërfunduar ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës duke kërkuar shndërrimin e saj në muze.
‘Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në ambientin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që ka kryer Serbia në Kosovë”, thuhet në panon e vendosur nga këta studentë në muret e kishës.
Aksione të tilla janë ndërmarrë periodikisht nga studentë në javët e kaluara me kërkesa edhe për shkatërrim të objektit që sipas tyre po e cenon hapësirën universitare.
http://kallxo.com/aksioni-i-studenteve-para-kishes/
Mexhit Ramusa, kryetar i kësaj organizate studentore tha se janë kundër funksionalizimit të kishës përveç nëse ajo kthehet në muze që dëshmon për krimet e luftës.
“Kërkojmë që ky objekt të jetë muze që do të shërbejë për prezantimin e masakrave dhe gjenocidit që ka kryer Serbia në Kosovë, që te jenë të vetëdijshëm të gjitha gjeneratat për këtë krim”, tha Ramusa.
Ndryshe prej herëve tjera, Policia e Kosovës nuk e ndaloi vendosjen e panos në muret e kishës.
Studentët u zotuan për aksione të mëtutjeshme deri në arritjen e qëllimeve dhe përmbushjen e kërkesave.
Idenë për shndërrimin e saj në muze e kishte dhënë edhe Teuta Hoxha nga Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në një opinion për gazetën Jeta në Kosovë.
Kisha Ortodokse Duhet të Bëhet Muze i Historisë së Afërt të Kosovës