Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës me aktivitet kundër riteve fetare në Kishën Ortodokse

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do mbajë aktivitet si reagim kundër riteve fetare në objektin ilegal brenda hapësirave të Universitetit.

Në njoftim theksohet se ky aktivitet do mbahet në orën 11:00 para Kishës Ortodokse.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përcjelljen e aktivitetit të Parlamentit Studentor të UP-së “Hasan Prishtina”, i cili do të mbahet si reagim kundër aktivitetit/ riteve fetare të mbajtura në objektin ilegal brenda hapësirave të Universitetit. Aktiviteti do të mbahet nesër më datë 11.06.2021, ora 11:00, para objektit të Kishës Ortodokse serbe”, thuhet në njoftim.

Klerikë të Kishës Ortodokse Serbe gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur liturgji fetare në objektin e papërfunduar të kishës e cila ndodhet në oborrin e Kampusit Universitar të Prishtinës.

Nëpërmes një njoftimi të bërë publik në rrjetet sociale, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit, e ka quajtur këtë si herën e parë që mbahet liturgji në këtë objekt që nga pas lufta. E fundit herë, sipas tyre, ka qenë liturgjia e mbajtur më 1998, ndonëse nuk kanë treguar kohën e saktë të mbajtjës së saj.

Klerikë ortodoksë serbë organizuan liturgji në kishën ortodokse në oborr të UP-së në Prishtinë