Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg - Foto: Rtv21

Stoltenberg: Raketat Koreanoveriore Mund të Godasin Anëtarët e NATO-s

Raketat balistike të Koresë Veriore mund të arrijnë në territoret e vendeve anëtare të NATO-s, thekson sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën japoneze “Jomiuri”.

“Edhe Europa ndodhet nën rrezet e veprimit të raketave të Koresë Veriore. Shtetet e NATO-s tashmë janë në rrezik”, thotë ai.

Stoltenberg shtoi se Aleanca në tërë historinë e saj i ka mbrojtur anëtaret e saja nga raketat balistike.

“NATO ka mundësi dhe vendosmëri të kryejë kundërsulm”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë.

Stoltenberg sot e fillon vizitën në Japoni. /21Media