Blerand Stavileci - Foto: KALLXO.com

Stavileci: PAN Nuk Shkon Nesër në Seancë

Kështu njoftoi zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci.

I pyetur nëse ky është bojkotim, Stavileci tha se nuk kemi të bëjmë me bojkotim por me respektim të rregullave demokratike.

Ai akuzoi Vetëvendosjen se kanë keqshfrytëzuar foltoren e Kuvendit “që t’i bëjnë gjërat në mënyrë arbitrare”.

Stavileci dënoi ato që ai i quajti presione publike e private ndaj deputetëve të Kuvendit të Kosovës “për dirigjim të votave”.

Në një konferencë për media, ai tha se do të dështojnë përpjekjet e “subjekteve politike humbëse”, duke kritikuar “mentalitetin uzurpues” të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Pas dështimit të vazhdimit të seancës së sotme, kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i moshuar, Adem Mikullovci, ka njoftuar thirrjen e seancës për nesër në ora 10:00.

http://kallxo.com/seanca-e-kuvendit-vazhdon-neser/