Nderimi i ushtarëve te lapidari i Betejës së Zhegocit

Sot shënohet përvjetori i Betejës së Zhegocit

Në agun e 15 prillit 1999, forcat serbe ia kishin mësyrë Zhegocit me një arsenal të paparë ndonjëherë.

Kishte qenë ora 05:30 minuta kur kolona të shumta ushtarësh dhe arsenal i shumtë ushtarak serb kishin rrethuar fshatin nga të gjitha drejtimet.

Në përleshjen mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave armike për disa orë, në altarin e lirisë kishin rënë 8 ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.

Po të njëjtën ditë, në fshatin Sllovi nga dora e armikut serb ishin vrarë 49 civilë të pafajshëm shqiptarë.

Në përkujtim të kësaj dite, sot mbahen akademi përkujtimore në Zhegoc të Gjilanit dhe Sllovi të Lipjanit, si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Zhegoc.