Homazhet në nderim të Adem Demaçit/FOTO KALLXO

Sot i jepet lamtumira veprimtarit Adem Demaçi

Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit Adem Demaçi ka njoftuar se ceremonia komemorative do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 08:30.

Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi do bëhet në orën 12:00.

Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.

Adem Demaçi ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare. Ai kaloi 28 vjet në burg për shkak të veprimtarisë së tij politike.