Sonte në 'Drejtësia në Kosovë': Shmangia e Tatimit nga Njerëzit e Ligjit

Emisioni i radhës  “Drejtësia në Kosovë”  sjell hulumtimin ekskluziv i cili dëshmon se në sistemin kosovar të drejtësisë ka gjyqtarë dhe prokurorë të cilët ia fshehin shtetit paratë që i fitojnë nga qiraja.

Hulumtimi disa javor i mbi 500 deklarimeve të formularëve të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nxjerrë në pah se njerëzit e ligjit kanë shkelur më të dyja këmbët Ligjin për tatimin në të ardhurat personale duke mos i deklaruar të hyrat nga qiraja në Administratën Tatimore të Kosovës.

Të gjeturat nga hulumtimi dëshmojnë se dhjetëra gjyqtarë e prokurorë realizojnë të hyra nga qiraja e banesave lokaleve e pasurive të tjera të tyre të cilat i lëshojnë me qira dhe të njëjtat të hyra një numër i këtyre gjykatësve dhe prokurorëve nuk i kanë deklaruar të hyrat në ATK.

Pse sipas zyrtarëve të ATK-së secili që jeton në Kosovë dhe realizon të hyra nga qiraja obligohet t`i deklarojë ato në ATK dhe çka do të thotë mosdeklarimi i të hyrave?

Emisioni i sontëm ju sjell edhe shembuj ku gjyqtarë dhe prokurorë nuk kanë asnjë dileme se çdo cent i fituar duhet deklaruar në ATK.

Dhe në fund ndiqeni rubrikën “Policia” me pamjet ekskluzive nga aksionet e policisë në luftën kundër krimit.

“Drejtësia në Kosovë” çdo të premte në RTK në ora 22:30 dhe repriza të hënën në mesditë.