Protesta në Shkodër - Foto: Rtv21

Situatë e tensionuar në Shkodër, Policia përdor gaz lotsjellës

Policia shqiptare është detyruar të përdorë gazin lotsjellës për të penguar përfaqësuesit e opozitës dhe qytetarët që të shkonin drejt vendit ku kryeministri Edi Rama do të mbante një takim elektoral.

Mediat e Shqipërisë kanë transmetuar pamje ku shihen qytetarët duke hedhur gurë e gjësende të tjera në drejtim të Policisë, pasi forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës për t’I shpërndarë ata.

Për sot pasdite edhe pozita edhe opozita kishin paraparë tubime zgjedhore.

Aktualisht, kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar takimin me përkrahësit e tij në Shkodër.