Ilustrim

Si i Mashtronte Viktimat Gruaja Nga Shqipëria

H.D. Femër nga fshati Gjinaj i Bashkisë së Krumës nga Shqipëria është shpallur fajtore nga Gjykata e Prizrenit, pasi është gjetur fajtore për vepra penale të vjedhje e rëndë. H.D. është dënuar me burgim efektiv prej vitesh dhe dënimin me gjobë në shumën prej 600 euro.

Siç ka njoftuar Gjykata e Prizrenit, H.D. në dy raste të ndara kishte kontaktuar viktimat duke lënë fillimisht takime me ta dhe më pas u ka hedhur fshehur substanca të dyshimta në pije dhe ushqime dhe në këtë mënyrë ka arritur t`u vjedhë të holla dhe gjësende tjera me vlerë viktimave të saj.

“H.D. nga fshati Gjinaj, Bashkia Krumë, Republika e Shqipërisë, akuzohej se me datën 07.08.2017, në ora 10:55 minuta, në Prizren, saktësisht në motelin “Mefa”, i merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit me iniciale B.B.. E akuzuara duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme, pasi që me anë të rrjetit social facebook komunikojnë radhazi me të dëmtuarin  me iniciale B.B, e lënë vendtakimin në Prizren, gjë që e pandehura hynë në Qendrën tregtare “ETC”, fillimisht i porosit dy akullore, nxjerr nga çanta e saj e dorës një kuti, ku nga ajo kuti hedh substancë ende të paidentifikuar, më pas e thirr kamerierin që t`i merr akulloret pasi që shoqëruesi i saj është vonuar, dhe së bashku do të vijnë në restorant për t`i ngrënë akulloret, pasi që takohen me të dëmtuarin, së bashku hynë në të njëjtin restorant i konsumojnë akulloret dhe së bashku kanë shkuar në motel “Mefa”, ku nga aty e pandehura merr nga i dëmtuari rrethe 850 euro dhe telefonin celular të markës “HTO”, largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari nuk e ndier veten mirë, dhe ka ra në gjumë. I dëmtuari pastaj dërgohet në spitalin e Pejës për shërim”, thuhet në aktakuzë.

Po ashtu sipas Aktakuzës, H.D. rreth një muaj më vonë, me datën 11.09.2017, në ora 11.30 minuta, në Prizren saktësisht në motelin “Fatoni” i merr pasurin e luajtshëm të dëmtuarit me iniciale P.A..

“E akuzuara H.D. me anë të rrjetit social facebook komunikojnë me të dëmtuarin me iniciale P.A., merren vesh që të takohen në Prizren, aty e pandehura shfrytëzon momentin e mos prezencës së të dëmtuarit dhe pa dijeninë e tij, në shishen me lëng pemësh hedhë katër tableta që përmbajnë substancë analoge ende të paidentifikuar, me t`u takuar me të dëmtuarin i jep shishen me lëngë të cilën e përdor i dëmtuari më pas hynë në motelin ”Fatoni”, aty i dëmtuari bie në gjumë, e akuzuara nga i dëmtuari merr gjërat me vlerë si një zi ngjirë ari, një orë dore, një telefon ”Iphone 6” , kuletën me të holla dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari në gjendje të rëndë shëndetësore, nga ana e recepcionit të motelit dërgohet në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit për shërim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.