
Foto: KALLXO.com
Shtyhet Raportimi i Ministrit Hamza për Shpenzimet e 2018-ës
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa e paraparë të mbahet sot, është shtyrë për të mërkurën e datës 28 mars.
Në këtë mbledhje pritej të raportonte kreu i “kuletës së shtetit” Bedri Hamza lidhur me shpenzimet e parashikuara për vitin 2018.
Kallxo.com ka raportuar disa herë për punën e këtij komisioni.
Javën e kaluar Komisioni për Buxhet dhe Financa kia rekomanduar Fondit të Kursimeve Pensionale zbritjen e pagave të menaxhmentit të lartë për 25 për qind.
http://kallxo.com/komisioni-trustit-zvogeloni-pagat-per-25-per-qind/
Javën e kaluar, mungesa e kuorumit pamundësoi mbledhjen e paraparë të këtij komisioni.
http://kallxo.com/ska-kuorum-per-komisionin-per-buxhet-e-financa/
Në mbledhjen e qeverisë më 9 mars, ministri i Financave Bedi Hamza kishte kërkuar kujdes rreth mjeteve të ndara, duke paralajmëruar që rezervat shtetërore po harxhohen.
Në atë mbledhje Ramush Haradinaj kishte kërkuar 943 mijë euro për aktivitetet e “Vitit të Skënderbeut”, por ministri Hamza kishte thënë se duhet të ndahen vetëm 500 mijë euro për këtë gjë.
http://kallxo.com/qeveria-ndan-500-mije-euro-per-vitin-e-skenderbeut/
Sot nuk u mbajt as mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ku pritej të shqyrtoheshin ndryshim-plotësimet e Ligjit për Liritë Fetare.
Mbledhja u shty për të hënën, pasi nuk pati kuorum që u arsyetua mee motin e lig që po mbretëron në Kosovë.
http://kallxo.com/moti-lig-le-pa-kuorum-komisionin/