Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Shtetasi i Serbisë nuk i bindet zyrtarit doganor, arrestohet nga Policia e Kosovës

Policia Kufitare e Kosovës në Dheun e Bardhë ka arrestuar një të dyshuar mashkull shqiptar i cili ishte shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti nuk është ndalur për kontrollim sipas urdhrit të personit zyrtar doganier në hyrje të Kosovës.

Sipas raportit të policisë, të dielën rreth orës 20:30, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.