Shtëpia e Elmi Thaçit, e Xhiruar nga Droni

Kjo është shtëpia e kandidatit të Aleancës Kosova e re (AKR), Elmi Thaçi, për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 4 dhjetorit.

Shtëpia e tij është njëra nga shtëpitë trikatëshe me plan të njëjtë të ndërtuara në një oborr me vëllezërit e tij në fshatin Llapushnik.

Një profil më i gjerë i kandidatëve për kryetar të Drenasit do të jepet të premten në debatin parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra që do të transmetohet në orën 21:20 në Televizionin 21.