Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Shqipëri - Arrestohet polaku i dyshuar për vrasje me pagesë

 

Një shtetas polak me identitet të rremë është shoqëruar nga policia e Kakavijës ditën e sotme.

Sipas informacioneve të marra, personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dyshohet të ketë kryer një vrasje me pagesë në Athinë të Greqisë.

Ai po largohej nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, në përpjekje për të kaluar kufirin me pasaporte false, por është diktuar nga policia.RTK