Shpërndahen 700 pako me gjëra ushqimore në Fushë- Kosovë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Fushë- Kosovës në bashkëpunim me organizatën ‘Qatar Charity’ me rastin e muajit të Ramazanit kanë shpërndarë 700 pako me gjëra ushqimore për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Komuna ka njoftuar se këto pako janë shpërndarë kryesisht familje me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Komuna poashtu ka falënderuar organizatën ‘Qatar Charity’ për ndihmat e dhuruara për qytetarët.

KALLXO.com ka raportuar dje se Komuna e Gjilanit ka ndihmuar  familjet me nevojë me 150 pako ushqimore.

Sipas një komunikate për media, kjo është bërë në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief Kosova”.

“Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, sot organizata “Islamic Relief Kosova”, tashmë e njohur me aktivitetet e saj humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë, konkretisht me Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë 150 pako ushqimore”, thuhet në komunikatë.