Nga një luftë e Distria Krasniqit | Foto: Facebook

Shpërblehen Xhudistët Krasniqi e Gjakova

Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, dy xhudistët që triumfuan në kampionatin Evropian të Xhudos i cili ishte mbajtur në muajin nëntor të vitit të kaluar, sot do t`u ndahen shpërblimet shtetërore nga ministri i kulturës Kujtim Gashi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Kulturës nëpërmjet një njoftimi.

“Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Gashi, do të mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për Xhudisten Distria Krasniqi për medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos të mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Podgoricë me ç’rast do t’i ndahen pesë mijë euro sipas rregullores. Shpërblimi do të ndahet edhe për xhudistin Akil Gjakova për Medaljen e Argjendtë po në këtë kampionat, të cilit do t’i ndahen 3500 euro”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim thuhet se shpërblimi do t’i ndahet edhe Driton Kukës si trajneri i xhudistëve.