Shpend Ahmeti përplaset me asamblistin e Vetëvendosjes për Pallatin e Rinisë

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Eman Rrahmani gjatë seancës së rregullt i tha kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit që pagesa prej buxhetit të vitit 2017 është e kundërligjshme.

“Arsye për bartjen e buxhetit është Pallati i Rinisë, ju ende jeni tu bo pagesa prej buxhetit të 2017 që është e kundërligjshme”, ka thënë Rrahmani.

Shpend Ahmeti iu përgjigj Rrahmanit duke i thënë se nëse dëshirojnë ta marrin Pallatin e Rinisë, pasi edhe në të kaluarën ai kishte kërkuar të jetë drejtor në disa ndërmarrje publike.

“Nënshkrimin e Pallatit të Rinisë ende nuk e ka dhënë Qeveria, kam dëshmi, kam e-mail, po s’di pse po jepni akuza kur edhe vetë e dini qysh është, që doni merreni, e dimë që ke lypë me u bo drejtor për shumë ndërmarrje”, ka deklaruar Ahmeti.

I pari i Prishtinës po ashtu ka theksuar se këtë vit nuk ka pasur rishikim buxhetor pasi qeveria e ka vendosur kështu.

“Raporti i auditimit ka pasë më pak vërejtje në krejt historinë e Prishtinës, ligji për shfrytëzim të pronës komunale ka shkuar në Kuvend për ndryshim”, ka thënë Ahmeti.

Pak minuta më parë KALLXO.com ka shkruar edhe për përplasjen e Shpend Ahmetit me Egzon Azemin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

https://kallxo.com/shpend-ahmeti-e-egzon-azemi-perballen-ne-asamble/