Rama për këmbim të pronave: Prokuroria të zgjeroj hetimin edhe në Ministritë e përfshira në proces
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në seancën e jashtëzakonshme të kryeqytetit të thirrur për anulimin e vendimit për këmbim të pronave në Badovc, tha se i gjithë ky proces ka shkuar përmes rrugëve ligjore dhe se komuna nuk ka bërë asnjë shkelje.
Rama i bëri thirrje Prokurorisë që përpos hetimit në Komunë, të zgjerohet edhe në Ministritë e përfshira në këtë proces.
“Përse jemi këtu? Jemi këtu nga një kërkesë e juaja për shfuqizim të një vendimi i cili ka dalë nga ky kuvend. Ka fillu nga qeverisja e kaluar, jo nga Përparim Rama, ky proces ka rrjedhur nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal”- deklaroi Rama.
Ai pyeti asamblistët se përse nuk kishte pasur reagim kur kjo pikë ishte dërguar për trajtim para se të vinte në votim.
“Për këtë proces janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore, kur është dërguar pika për shqyrtim nuk ka reaguar askush, është miratuar në këtë Kuvend dhe nuk ka reaguar askush, kanë kalaur disa janvë dhe asnjë fjalë nuke ka thënë as PDK e LVV. Pas një shkrimi tendencioz ju e politizuar këtë cështje”- theksoi ai.
Sipas tij, vetëm pas raportimeve në media, zyrtarët e MAPL-së tërhoqën vendimin.
“Pas shkrimeve spekulative të njëjtit zyrtar të Ministrisë së Pushtetit Lokal e tërheqin ligjshëmrinë, pa asnjë fakt shtesëa, janë 5 zyrtarë që kanë nënshkrru ligjshërinë e këtij vendimi, përfshirë ministrin e MAPL, më pas të gjithë e tërhqein”- shtoi Rama.
“Ministria e Fiancave thotë se pas raportimeve në media po e suspendojmë vlerësimin e pronave, pra pa fakte nga prokuroria apo policia. Njëkohësisht me këtë, vepron në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2023”- shtoi më tej I pari I Prishtinës.
Rama po ashtu rënditi, siç i quajti ai, të pavërtetat, në këtë proces.
“Se kryeqyteti ka dhënë 20 hektarë për 8 hektarë, vendimi i asamblesë e thotë qartë, se prona 8 hektarëshe këmbehet me pjesën e pronës 20 hektarëshe, nuk e përcakton kryetaqyteti apo unë sa hektarë këmbehen, por Ministria e Financave, unë nuk e kam nisur këtë proces”- tha Rama.
Ai me tej sqaroi se si është dashur të këmbehet pjesa e mbetur pas vlerësimit të Ministrisë së Financave në vitin 2022.
“Si rezultat i vlerësimit të pronave në maj 2022, palës iu është këmbyer vetëm një pjesë e parcelës dhe ka mbetur edhe një pjesë tjetër për këmbim, pala ka bërë kërkesë për vazhdim të procedurës, madje edhe na ka akzuar për neglizhencë në vazhdim të procesit”- deklaroi Rama.