Shembje Dheu në Rrugën Prishtinë- Shkup

Rruga Prishtinë- Shkup është bllokuar përsëri sot si pasojë rrëshqitjes së dheut në dalje të Kaçanikut.

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt njoftoi sot se rrëshqitja e dheut ka ndodhur sot rreth orës 10:00 dhe për një kohë rruga ka qenë e pakalueshme.

Sipas policisë, pas rreth gjysmë ore, një korsi e rrugës është liruar për qarkullim.

Rrëshqitje dheu, si pasojë e shiut, në këtë rrugë ka pasur edhe javët e kaluara.

rruga2

http://kallxo.com/rreshqitja-e-gureve-mbyll-rrugen-prishtine-shkup/