Ilustrim

Prishtinë, nga punimet e një kompanie shembet dheu i oborrit të një shtëpie, arrestohet pronari i kompanisë

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se dheu i oborrit të shtëpisë së tij ka filluar të shembet dhe i është rrezikuar rrënimi i shtëpisë së tij, për shkak të disa punimeve që ishin duke u kryer nga një kompani private.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pronari i kompanisë është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në Prishtinë.