Policia e Kosovës në Zveçan. Foto: KALLXO.com

Ende e bllokuar rruga kryesore që dërgon në Zveçan, shkak shembja e gurëve

Tash e disa ditë rruga kryesore, e cila të dërgon në komunën e Zveçanit është e bllokuar, për shkak të shembjes së një pjese të gurëve.

Siç mësohet, shembja e këtyre gurëve ka ndodhur në vendin e quajtur “Dudi Kershit”.

Qytetarët, të cilëve iu duhet të udhëtojnë për në këtë zonë, po detyrohen që të përdorin si rrugë alternative Mitrovicën e Veriut.

Përmes këtij qyteti, qytetarët po vazhdojnë më pas për në Zveçan e Leposaviq, e po ashtu edhe për në Jarinje.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës, të cilët janë duke monitoruar situatën dhe po ashtu janë duke ndaluar qytetarët për të kaluar deri sa të rregullohet rruga në fjalë.

Policia e Kosovës në Zveçan. Foto: KALLXO.com
Policia e Kosovës në Zveçan. Foto: KALLXO.com