(Arkiv) Punëtorët përpiqen ta lirojnë rrugën e bllokuar - Foto: Facebook

Shembje Dheu, Bllokohet Rruga për Bogë

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së sotme ka pasur rrëshqitje dheu në rrugën nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Sipas ministrit, shembje dheu e gurësh ka pasur në kilometrin e 13-të të kësaj rruge, saktësisht në Shtupeq të Madh.

Në një postim në “Facebook”, Lekaj ka njoftuar se Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes dhe se po punohet edhe në këto orë të vona që të lirohet për qarkullim kjo rrugë.

Ministri ka bërë thirrje që të kihet kujdes për shkak se meqë reshjet po vazhdojnë mund të ketë rrëshqitje të tjera në këtë segment.