Shembje dheu - Foto: Facebook/PalLekaj

Shembet Dheu mbi Tunelin e Mitrovicës, Bllokohet Rruga

Për shkak të shembjes së dheut mbi tunelin e Mitrovicës rruga është bllokuar hyrja e rrugës.

Sipas Policisë së Kosovës, dheu i shembur është larguar, mirëpo rruga vazhdon të mbetet e bllokuar deri sa të bëhet një skanim i gjendjes.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që për të hyrë në Mitrovicë ta përdorin hyrjen lindore afër varrezave ortodokse.