Foto: Ilustrim
Shembje dheu në Prishtinë, arrestohet një person
09.9.2019 - 12:46
Në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe paraqet rrezik për zhvillim të trafikut.
Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku.
Rasti është raportuar dje rreth orës 15:00 në Prishtinë.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë.