Shembje dheu në Prishtinë, policia në vendin e ngjarjes - FOTO

Mesditën e sotme në Prishtinë në një vend-punishte është shembur dheu. Për pasojë, dëme materiale u regjistruan tek një veturë ndërsa, në vendin e ngjarjës kanë dal zyrtarë komunal e policia.

Drejtori për Siguri në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica tha se kanë ndaluar punimet afër vendit ku rrëshqiti dheu.

“Është rrethuar vendi, janë njoftuar të gjitha organet e komunës, policia dhe prokurori. Nuk ka dëme në njerëz, pronari i makinës nuk ka qenë këtu kur ka ndodh rast, atë e kemi njoftuar më pas. Po ashtu, kemi ndal energjinë në dy objektet afër. Nuk e dimë ende nëse ka pas shkelje prej operatorit, pasi të vlerësojmë situatën, do marrim masa sipas ligjit” – tha Fushtica për KALLXO.com.

Në anën tjetër, rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 12:00 është raportuar për shembje dheu në një vend punishte në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar përveç dëmeve materiale përfshirë këtu edhe një veturë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për ndriçimin e rrethanave që kaeakterizojnë rastin” – thuhet në njoftim.