Foto-ilustrim

I Riu Vdes Nga Shembja e Dheut në Skenderaj

Si pasojë e shembjes së dheut, një 25 vjeçar ka mbetur pa shenja jete në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.

Sipas policisë, viktima ka qenë punëtor i një kompanie që po kryente punë infrastrukturore në këtë fshat.

Zahiti tha rasti është duke u hetuar nga policia si vdekje e dyshimtë.