ShBA-të përkrahin transformimin e FSK-së në Ushtri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin transformimin transparent të FSK-së në ushtri.

Në pyetjen e RTK2 se cili është qëndrimi i administratës amerikane lidhur me aprovimin e amandamenteve të Komisionit për Punë të Brendshme të Parlamentit të Kosovës për Draft-ligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, nga Ambasada Amerikane në Prishtinë janë përgjigjur kështu:

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin transformimin transparent të FSK-së në ushtri profesionale, multietnike e ndërvepruese me NATON, e cila do të kishte të drejtën e mbrojtjes së territorit. Asnjë vend nuk mund ‘të vendosë veto’ për këtë transformim. I ftojmë liderët politikë të Kosovës të sigurojnë që ky proces të vazhdojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, që dëshmon natyrën multietnike të Kosovës. Rëndësi të veçantë ka që Kosova tani e tutje të bashkëpunojë ngushtë me aleatët e NATO-s dhe të angazhohet së bashku me të gjithë qytetarët që ky transformim të përparojë”, është thënë në përgjigjen dhënë për RTK2.