Tomisllav Perushiq

Sfidat për serbët që e përkrahin Republikën e Kosovës (VIDEO)

Tomislav Perushiq, serbi i cili  vendosi për të studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Universitetin e Beogradit në Serbi.

Ai tani është duke marrë pjesë  në edicionin e 37-të  Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, shkruan rtv21.tv.

Për dallim prej shumë të rinjve serbë, Tomislavi e sheh më ndryshe realitetin e krijuar në Kosovë.

Në një bisedë të zhvilluar në programin e mëngjesit në RTV21, Perushiqi e pranon se në mesin e të rinjve në Serbi ka shumë paragjykime dhe lajme të këqija për Kosovën.

Faji kryesor për këto paragjykime, sipas tij, është politika.

Perushiqi tregon se interesimi për gjuhën shqipe dhe për Kosovën i lindi qysh herët, thotë se është njëra prej gjuhëve që tingëllon mirë dhe ai me shumë dëshirë fletë në gjuhën shqipe.

Ai madje iu bënë thirrje politikanëve serbë që Kosova duhet pranuar si shtet pasi që sipas tij Kosova është Kosovë.

Mes tjerash, Tomislav theksoi se në Serbi ka njerëz që kanë mendime të njëjta për Kosovën dhe dinë të flasin shqip, por janë pakicë. Ata nuk flasin gjuhën shqipe që sipas Perushqit kanë frikë të përballen me sfida të ndryshme si, largmi nga puna, apo largimi nga shoqëria e tyre.

Tomislav Perushiq është aktivist i një organizate joqeveritare në Beograd e cila merret me drejtësinë e viktimave të luftërave si në Kroaci, Bosnje, Kosovë , dhe  të drejtat të gjithë njerëzve në Serbi.

Ai mendon se raportet mes shqiptarëve dhe serbëve do të ndryshojnë duke filluar nga gjeneratat e reja. Në llogarinë e tij  personale Facebook, mund të shohim fotografi të shumta ku Tomislavi shfaqet me simbole tona kombëtare.