Ilustrim

Sekuestrohet kamioni me mandarina në Mitrovicë

Një kamion me mandarina është sekuestruar përkohësisht nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Sipas raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë në Mitrovice ka paraqitur kërkesën për sekuestrim pranë Gjykatës në Mitrovicë.

Pas kërkesës së paraqitur, sipas njoftimit, Prokuroria ka  arritur të sekuestroj përkohësisht kamionin me mandarina, vlera e të cilave nuk dihet ende.

KALLXO.com raportoj dje se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një aksion me ç’rast ka sekuestruar një kamion me birra dhe një kombi me mall që vlera ende nuk i dihet.

Sipas një komunikate për media për këto raste janë ngritur 2 aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe ka sekuestruar përkohësisht: Një (1) kamion me birra; Një (1) kombi me mall ku vlera ende nuk dihet”, thuhet në komunikatë.

Këto konfiskime në Mitrovicë janë bërë pas aksionit i cili u zhvilluar më 28 maj, ku u bastisën disa lokacione dhe u arrestuan disa persona të cilët dyshoheshin se kanë lidhje me kontrabandën në veri të Kosovës.